Zhvillohet “Konferenca IV Ndërkombëtare e Arsimit dhe Kulturës në Gjuhën e Huaj”


Më datë 7 qershor, 2019, mbylli punimet me sukses  “Konferenca IV Ndërkombëtare e Arsimit dhe Kulturës në Gjuhën e Huaj”, organizuar nga Departamenti i Gjuhve të Huaja në Fakultetin e Edukimit.

Në fjalën e saj të hapjes, Përgjegjësja e Departamentit, Dr. Anita Muho, theksoi se kjo konferencë bëri bashkë kërkues shkencorë dhe akademikë për të shkëmbyer ide dhe hulumtime të reja për aspektet e arsimit dhe kulturës në gjuhë të huaj.

“Është privilegj i madh për Departamentin e Gjuhëve të Huaja të mirëpresë kërkues shkencorë, jo vetëm nga universitetet shqiptare, por edhe studies nga Shtetet e Bashkura të Amerikës, Italia, Rusia, India për të ndarë arrijet më të fundit akademike në këtë fushë”, u shpreh Dr. Muho. Ajo falenderoi gjithashtu pjesëmarrësit e konferencës.

Për znj. Dekane të Fakultetit të Edukimit, Prof. As. Dr. Griselda Abazaj, “Departamenti i Gjuhëve të Huaja dhe të gjitha njësitë e Fakultetit të Edukimit kanë krijuar tashmë një traditë të mirë të organizimit të aktiviteteve shkencore, duke ofruar mundësi për secilin të bëjë të njohura arritjet shkencore, si dhe ndërtuar ura bashkëpunimi me kolegë nga mbarë bota.”

Konferencën e nderuan me praninë e tyre edhe Dr. Aida Alla, Dekan i Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB në Prishtinë, si dhe Dr. Ermelinda Durmishi, Këshilltare në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Temat e kumtesave të Konferencën IV Ndërkombëtare e Arsimit dhe Kulturës në Gjuhën e Huaj trajtonin çështje thelbësore për procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, menaxhimi i institucioneve arsimore, etj.

Partnerët e UAMD-së në këtë konferencë ishin Universiteti i Tiranës, Universiteti “Hasan Prishtinë”, Kolegji AAB, Universiteti “Eqerem Çabej”, Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Universiteti Annamalai  (Indi) dhe Instituti Taganrog (Rusi).