Departamenti i Letërsisë organizon konferencën “Zhvillimi i letërsisë shqipe në vitet 1945-1990”


Më datë 10 qershor 2019, nënbashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Elbasanit, Prishtinës dhe Tetovës, Departamenti i Letërsisë organizoi konferencën e parë shkencore me temë “Zhvillimi i letërsisë shqipe në vitet 1945-1990”.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të zv/rektorit Prof. Dr. Lekë Sokoli, i cili foli mbi rëndësinë, kushtet e zhvillimit dhe receptimin e letërsisë së kësaj periudhe, duke përmendur faktin se letërsia ka rëndësi të veçantë edhe për disiplinat e tjera shkencore.

Dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Dr. Berton Sulejmani u ndal gjithashtu në rëndësinë e kësaj periudhe dhe rëndësinë e studimit të saj, ndërsa Prof. As. Dr. Mark Marku vlerësoi shkrimtarët e kësaj periudhe, gjithashtu edhe bashkëpunimin ndërmjet Universiteteve.

Dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. As. Dr. Griselda Abazaj shprehu dëshirën që organizimi periodik i aktiviteteve të tilla shkencore të vijonte dhe të kthehej në traditë.

Konferenca u përshëndet nga Ministria e Kulturës, që nëpërmjet përfaqësueses së saj Znj. Irena Prici, vlerësoi frymën e bashkëpunimit mes Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe kontributin shkencor të studiuesve në kuadër të kësaj periudhe letrare, që sipas përgjegjëses së Departamentit të Letërsisë, Dr. Marisa Kërbizi u cilësua si qëndresë e njeriut ndaj të keqes.