Hapen thirrjet për mobilitet për stafin akademik në Universitetin “Lodz”, Poloni


Hapen thirrjet për mobilitet për stafin akademik në Universitetin “Lodz”, Poloni për vitin akademik 2019-2020 si më poshtë:

1 mobilitet për mësimdhënie për periudhën 4 Nëntor 2019 deri më 30 Maj 2020.

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie në gjuhën angleze për një javë akademike (5 ditë) në universitetin pritës.

Kohezgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 dite, ku 5 dite janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qendrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri ne 275 Euro.

Kriteret e aplikimit: 

– Kandidati duhet të ketë eksperiencë ne mësimdhënie ne gjuhën angleze dhe pjesëmarrje ne konferenca të organizuara në vendet e BE-së;

– Kandidati duhet të ketë të paktën 2 publikime shkencore në dy vitet e fundit, në vende të Europës perëndimore;

– Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në nivelin B2.

Dokumentat që nevojiten për aplikimin:

  • Formulari i aplikimit (bashkëngjitur);
  • Marrëveshja e mobilitetit (bashkëngjitur);
  • CV në anglisht ku të perfshihen edhe kurset që jepni;
  • Çertifikatë e gjuhës angleze;
  • Dokumenta të tjera që vërtetojnë kualifikimet dhe arritjet tuaja akademike (nëse keni).

Përzgjedhja e kandidateve bëhet nga përmbushja e kritereve të caktuara nga universiteti pritës në bazë te meritave dhe përputhjes së kurseve që jepen në universitetin pritës.

Afati i aplikimit: 17 korrik 2019.

*Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën aurela.cara01@gmail.com, duke kopjuar (cc) arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr. “Taulantia”, Durrës.