“Klubi Për Shoqëri të Ndjeshme” shpërndan ndihma për familjet në nevojë


“Klubi Për Shoqëri të Ndjeshme” në UAMD ndërmori nismën për të ndihmuar disa familje në nevojë në Durrës dhe rrethina. Anëtarët e Klubit u kujdesën të mblidhnin dhe shpërndanin veshje dhe ushqime të përshtatura për nevojat e secilës familje.

Në Kënetë Klubi vizitoi një zonjë të vetme me tre fëmijë për të rritur. Përpos braktisjes nga bashkëshorti, asaj i duhej të luftonte me sëmundjen e djalit të madh, i cili vuante nga autizmi. Në Sukth anëtarët e Klubit u njohën me familjen Shima, e përbërë nga dy prindër të moshuar dhe djali i tyre me aftësi të kufizuara. Edhe në vizitat e tjera në këtë zonë studentët u ballafaquan me familje që shfaqnin probleme të mprehta ekonomike dhe shëndetësore. Ata dërguan veshje për fëmijët dhe ushqime.

Përshtypjet e sudentëve:

Fatjona: “Ishte një ditë domethënëse. U preka sepse pashë mjerimin e shëndetin e lig në sy. U kënaqa sepse pashë sytë engjellorë të fëmijëve të shndrrinin. U ndërgjegjësova dhe njëhere se lumturia e vërtetë nuk arrihet kur merr, por kur jep!”
Sindela: “Faleminderit gjithë anëtarëve të Klubit. Ishte përvojë e papërshkrueshme, e cila më preku shumë. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Klubit.”
Anxhela: “Lumturia në sytë e tyre, mbushi shpirtin tonë!”