Njoftim i rëndësishëm mbi plotësimin e formularit A1Z!


Njoftohen të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar Maturën Shtetërore përpara vitit 2019 dhe që dëshirojnë të ndjekin studimet për vitin akademik 2019-2020 pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, se në datat 21,22 dhe 23 gusht 2019 duhet të paraqiten pranë gjimnazit ku kanë kryer shkollimin e mesëm për të plotësuar formularin A1Z.

Kujdes! Pa plotësuar formularin A1Z ju nuk mund të aplikoni për të ndjekur studimet e larta!

Për plotësimin e formularit ju duhet të keni me vete një fotokopje të deftesës së gjimnazit dhe një fotokopje të mjetit të identifikimit.

Për çdo pyetje apo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni në info@uamd.edu.al