Lista e plotë e kandidatëve fitues për raundin e parë të pranimeve në UAMD


Njoftohen të gjithë aplikantët fitues të raundit të parë për ciklin e studimit Bachelor, viti akademik 2019-2020, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, që të paraqiten pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve përkatëse për të kryer regjistrimin në programin e studimit ku janë shpallur fitues.

Kur të regjistrohem?

  • Regjistrimet për fituesit e raundit të parë bëhen në datat 02 shtator – 15 shtator, 2019.

Ku të regjistrohem?

  • Kandidatët fitues në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Fakultetin e Studimeve Profesionale të paraqiten për regjistrim në godinën universitare në Currila;
  • ata në Fakultetin e EdukimitGodinën nr. 1 në Kampusin Universitar, Spitallë;
  • ndërsa kandidatët fitues në Fakultetin e Biznesit dhe Fakultetin e Shkencave Politike – JuridikeGodinën nr. 2 në Kampusin Universitar, Spitallë.

Dokumentacioni për t’u regjistruar:

Regjistrimi mund të kryhet nga vetë kandidati fitues ose nëpermjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë duke paraqitur këto dokumenta:

  • dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.
  • fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.
  • deklaratën të cilën e gjeni në udhezimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni te sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.
    *Pas deklaratës së shkruar bëhet regjistrimi menjëherë në portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti në dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, një prej të cilave i jepet aplikantit.
    **Nëse nuk regjistroheni brenda afateve humbisni të drejtën e aplikimit në raundin e parë dhe keni të drejtë të aplikoni në raundin e dytë.

UAMD ju pret krahëhapur!

Për të shkarkuar listat e plota me ID e kandidatëve klikoni mbi çdo program studimi.