Përse të zgjedhësh Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike


 Staf i kualifikuar me tituj shkencorë, por edhe të suksesshëm në domenin praktik
Pedagogët e FSHPJ-së kanë kryer studime universitare dhe pasuniversitare në Europë dhe SHBA, si dhe kanë pasur përvoja punë në institucione të rëndësishme në Shqipëri dhe Europë.
 Një Fakultet ndërkombëtar
FSHPJ është flamurtar i bashkëpunimit ndërkombëtar në UAMD. Fakulteti ka firmosur shumë marrëveshje ndër-institucionale për të mundësuar shkëmbimin e studentëve me universitete europiane. Një ndër to është nënshkruar me Universitetin Nice-Sophia Antipolis dhe ka si qëllim lëshimin e diplomave të përbashkëta.
 Konkurrencë dhe ambicie e shëndoshë studentore
Studentët e FSHPJ-së garojnë shëndetshëm me njëri-tjetrin dhe shumë prej tyre kanë rezultuar fitues në Simulimin e Institucioneve të BE-së, Quizin që Delegacioni i Bashkimit Europian zhvillon në Shqipëri etj. Ervini, Suada, Ismaili, Aurela dhe shokët/shoqet e tyre kanë shkëlqyer përtej dyerve të UAMD-së.
 Klube dhe jetë studentore aktive
FSHPJ ka disa klube studentore. Shpeshherë puna e tyre është shpërblyer. Klubi i Juristëve të Rinj ka pasur një takim me eurodeputetin Knut Fleckenstein, me të të cilin kanë nënshkruar edhe një Deklaratë të Perspektivës Europiane.
 Forume dhe leksione të hapura
Në aulat e FSHPJ-së zhvillohen leksione të hapura nga pedagogë amerikanë dhe europiane; forume me përfaqësues të lartë të përfaqësive diplomatike në Shqipëri, si dhe organizata të shoqërisë civile që luftojnë diskriminimin, sjelljet antisociale dhe fenomene të tjera.
 Një fakultet social
Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike angazhohen vazhdimisht në aktivitete sociale dhe bamirësie, siç janë ato në Shtëpinë e Foshnjës dhe disa familje në nevojë në qytetin e Durrësit. Të jesh në FSHPJ, do të thotë të jesh i përgjegjshëm.
 Klinikë Ligji dhe praktika
Klinika e Ligjit pranë FSHPJ-së është krijuar në dhjetor të vitit 2017 me ndihmën e OSFA Albania dhe pranë saj punojnë juristë me përvojë. Klinika ofron shërbime falas për personat që nuk kanë mundësi për të pasur këshillim ligjor, ndërsa studentët tanë marrin aty edukim praktik ligjor.