Thirrje për aplikime: Youth Bootcamp “E-Citizens, Albania in Europe!”


Çfarë  është Youth Bootcamp “E-Citizens, Albania in Europe!”?

Në vijim të Workshpeve ku ju keni qenë pjesëmarrës në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në kuadër të nismës “E-Citizens, Albania in Europe!”, Rrjeti AS@N do të organizojë në Tiranë, “Youth Bootcamp – E-Citizens, Albania in Europe!”. Aktiviteti do të zhvillohet në 3 ditë, specifikisht në datat 1, 3 dhe 7 Tetor 2019. 

Ky aktivitet zhvillohet si një pjesë e nismës, në të cilën njohuritë teorike që u përfituan nga të rinjtë gjatë 9 workshopeve të realizuara, do të zhvillohen në praktikë duke u aktivizuar, ideuar, ndërmarrë nisma konkrete në komunitetin e tyre, duke fuqizuar zërat e të rinjve, për të përfshirë kontributin e tyre në proçesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Bashkangjitur është thirrja për pjesëmarrje me informacionet në lidhje me rregullat dhe kriteret e aplikimit.

Për të aplikuar, ju lutemi të plotësoni formatin e aplikimit dhe të klikoni submit në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/1daP8weF_6Mz6AcVToPmkgvooZRnXcGMpWxwRyvuj03s/edit

Afati përfundimtar i aplikimit: 25 Shtator 2019.

Për informacion të mëtejshëm na kontaktoni në: asankontakt@gmail.com.