Informacion rreth organizimit të Ceremonisë së Diplomimit


DITA E MADHE ERDHI! Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka kënaqësinë t’ju njoftojë se ditën e premte, më datë 27 shtator, 2019, ora 18:00, në ambientet e Sfinksit, Durrës, do të zhvillohet Ceremonia e Diplomimit të Studentëve të programeve Bachelor për Vitin Akademik 2018-2019.

Ku mund të tërheq uniformën? Uniforma e diplomimit mund të tërhiqet pranë Degës Ekonomike në katin e parë, godina qëndrore Currila, në ditët e premte, e hënë, e martë dhe e mërkurë,  ora 10:00 – 14:00. Kujdes! Merrni me vete një mjet identifikimi.

Kush mund të marrë pjesë?  Janë të ftuar të gjithë studentët e diplomuar të programeve Bachelor dhe familjarët e tyre të jenë pranishëm në këtë ceremoni.

Hashtag! UAMD i mirëpret dhe inkurajon pjesëmarrjet tuaja përmes kanaleve të medias sociale. Hashtag e bëjmë më të thjeshtë ndjekjen e diskutimeve rreth aktiviteteve tona dhe na lejojnë të gjurmojmë performancën e tyre në rrjetet sociale. Ndaj ju lutem të përdorni #UAMD, #UAMD19 dhe #UnëJamUAMD kur postoni në Facebook, Twitter, Instagram, Google+, blog, dhe platforma të tjera. Na ndihmoni të arrijmë një audiencë më të gjerë.

Mos harroni! Ne nuk i druhemi së ardhmes sepse ne jemi e ardhmja për ç’ka kemi arritur dhe për çfarë do të arrijmë. Ne jemi Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës!

Falenderim: Kjo ceremoni diplomi është është mbështetur bujarisht nga Banka që flet gjuhën tonë, Credins Bank, dhe nga kompania multinacionale “Crystal System”, mbështetëse e talenteve të reja në ICT.