Rektorja Sotirofski takim me ambasadoren franceze dhe përfaqësues të ADF-së


Më datë 19 shtator, 2019, Rektori  i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, priti në një takim ambasadoren franceze, Shkëlqesinë e Saj, znj. Christina Vasak dhe Përgjegjësen e Divizionit të Transportit në Fondin Francez për Zhvillim (Agence Française de Développement), znj. Lise Breuil.

Prof. Sotirofski e njohu përfaqësinë me zhvillimet e universitetit të dytë më të madh në vend si dhe projektet e tij të zhvillimit, siç është përmirësimi i kampusit universitar. Ajo e falenderoi përzemërisht ambasadoren për bashkëpunimin konkret të ofruar me ambasadën vetë, por edhe me Universitetin Sophia Antipolis në Nice.

Ambasadorja Vasak, e cilësoi frymën e bashkëpunimit me UAMD-në si shumë të rëndësishëm për institucionin që drejton. Bashkë me znj. Breuil ato shpjeguan rolin e ADF-së në vendet ku është prezente dhe projektet e zhvillimit që ajo mbështet.