Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi Erasmus + me Universitetin e Zarës


HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN E ZARËS (ZADAR), KROACI

PËR STUDENTE TË FAKULTETIT TE EDUKIMIT

 

Në kuadër  të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin e ZADARIT, Kroaci, për programin Erasmus +International Credit Mobility, UAMD mund të dërgojë për periudha studimore studentë që studiojnë në nivelin bachelor dhe/apo master:

  • 1 studentë për vitin akademik 2019-2020, semestri i verës.

Në varësi të cilësisë së aplikimeve fituesi do të vendoset në bashkëpunim dhe me palën pritëse, Universitetin e Zadarit, Kroaci.

Kriteret për Aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ne nivelin B2, sipas kualifikimeve ekuivalente me CEFR[1].
  • Performancë shumë të mire akademike
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program shkëmbimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

  • Vërtetim studenti;
  • Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht)
  • Kopje e pasaportës
  • Letër motivimi në gjuhën angleze

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 180 Euro shpenzime transporti

Afati i aplikimit është 13 Tetor 2019.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën aurelacara@uamd.edu.al,duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati I Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.

  • [1] Në rastin që nuk keni kualifikime të testeve mund të dorezoni një vërtetim nga lektorët e Universitetit “AleksandërMoisiu” Durrës, i cili njeh dhe specifikon nivelin tuaj të anglishtes.