UAMD fushatë edukuese dhe ndërgjegjësuese kundër trafikimit


U zhvillua sot në Fakultetin e Edukimit fushata informuese, edukuese dhe ndërgjegjësuese kundër trafikimit të personave me nismën e KRAT, Komitetit Rajonal Anti-Trafik, dhe me mbështetjen e dekanit të Fakultetit të Edukimit Prof. As. Dr. Griselda Abazaj.

Në moderimin e Dr. Mirjam Reçi, CSCD, paneli dhe studentët diskutuan çfarë është trafikimi i personave dhe trafikimi i fëmijëve, përmasat, shkaqet dhe pasojat në nivele të ndryshme sociale.

Gjithashtu me rëndësi ishte dhe evidentimi i të drejtave dhe shërbimeve për viktimat e trafikimit në Shqipëri si dhe njohja me statistikat për 6 mujorin e parë 2019.

Falenderojmë të ftuarit nga Prefektura e Durrësit znj. Jola Koka dhe znj. Majlinda Çinaku, si dhe përfaqësuesen nga policia e shtetit që pasuruan debatin me eksperienca reale nga puna e tyre e përditshme.