UAMD marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld-it


Më datë 30 tetor, Presidentja Prof. Dr. Ingeborg Schramm-Wölk dhe Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit akademik mes dy universiteteve, me fokus të veçantë në sipërmarrje.

Marrëveshja është lehtësuar në kuadër të projektit “EU4Innovation”. Me këtë rast, në UAMD u realizua edhe takimi i parë i “Biseda frymëzuese mbi Sipërmarrjen dhe Inovacionin në/për Universitetet” me të ftuar Prof. Dr. Uwe Rössler, Dekan i Fakultetit të Biznesit dhe Shëndetësisë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, i cili ndau eksperiencën e tij mbi Ekosistemet Sipërmarrëse në Ostwestfalen-Lippe, në një forum të hapur me studentë dhe staf të universitetit dhe partnerevë të tjerë në këtë projekt.

Një nga aspektet e projektit “BE për Inovacionin” është të zhvillojë kapacitetet e universiteteve shqiptare në ofrimin e shërbimeve për startup-et dhe forcimin e lidhjeve me universitete të suksesshme dhe inkubatorë të universiteteve evropiane.