Ambasadori gjerman vizitë në Fakultetin e Edukimit


Në datë 20 nëntor, 2019, Ambasadori Gjerman, Shkëlqesia e Tij, z. Peter Zingraf, i shoqëruar nga z. Enrico Günther, Sekretar i Parë dhe Kreu i Seksionit të Kulturës dhe Medias pranë Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë vizituan Fakultetin e Edukimit, ku u pritën nga Dekania e Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Griselda Abazaj dhe Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhëve të Huaja Dr. Anita Muho.

Në këtë takim u diskutua rreth Fakultetit të Edukimit dhe programit të studimit Gjuhë Gjermane dhe Angleze. Z. Peter Zingraf dhe z. Enrico Günther zhvilluan gjithashtu një takim me profesorë dhe studentë të gjuhës gjermane.