Qendra për Edukim të Vazhdueshëm organizon Forumin e Mësuesit


Me nismën e Qendrës për Edukim në Vazhdim të Fakultetit të Edukimit u mbajt sot në mjediset e Bibliotekës UAMD Forumi i Mësuesit “Arsimi nëShekullin XXI”.

Aktiviteti bëri bashkë mësues, pedagogë dhe hulumtues, të cilët rrahën mendime mbi promovimin e arritjeve të arsimit në Shqipëri, reformën e kurrikulës, krijimin e rrjetit të mësuesve, si dhe dhanë sugjerime inovatore për institucionet arsimore. Në forum paraqitën punimet e tyre me vlerë mësues e drejtues shkollash.

Prof. As. Dr. Griselda Abazaj, Dekane e Fakultetit të Edukimit, u shpreh entuziaste që Universiteti  “Aleksandër Moisiu” iu ofron përkrahjen dhe hapësirën e nevojshme mësidhënësve, studentëve dhe grupeve të interesit të diskutojnë problematika në këtë fushë. Ajo theksoi se UAMD-ja do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e formimit të mësuesve të rinj, jo vetëm me programet e studimit, por edhe duke mbështetur studimet që lidhen me çështjet e arsimit në vend.