UAMD merr pjesë në takimin e projekteve fituese Erasmus + në Bruksel


Në datat 27 – 28 janar u zhvillua në Bruksel takimi i projekteve fituese Erasmus + Capacity Building in Higher Education (Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” u përfaqësua në takim nga Dr. Albana Ndreu,  Koordinatore e projektit VTech – Përshpejtimi i Modernizimit të Universitetit në Ballkanin Perëndimor përmes Teknologjisë Virtuale.

Qëllimi final i takimit ishte adresimi i të gjitha çështjeve praktike të lidhura me menaxhimin e granteve dhe zbatimin e projekteve.

Aktiviteti ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer dije dhe ndërtuar rrjete të reja bashkëpunimi, jo vetëm me institucione partnere univesitare, por edhe me aktorë të tjerë të Komisionit Europian, Agjencive Kombëtare Erasmus + dhe Delegacioneve të Bashkimit Europian.

Projekti VTech filloi zbatimin në janar të 2020.