“Debating Economics”, Junior Achievement trajnon studentët e UAMD-së


Në datën 19 shkurt, 2020, ekspertë të Junior Achievement of Albania trajnuan studentë të UAMD-së për të debatuar në mënyrë profesionale mbi çështjet ekonomike.

Trajnimi një-ditor u zhvillua në kuadër të projektit “Debating Economics” me mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ai përfshin 12 universitete dhe do të kulmojë me një debat final mes më të mirëve.

Studentët pjesëmarrës në trajnim u njohën me teknikat e debatit të mirëfilltë dhe sesi mund të fitojnë një debat me argumente.

“Debating Economics” zbatohet në 80 shkolla të mesme të përgjithshme dhe 12 universitete publike dhe private në të gjithë vendin. UAMD ka nënshkruar një marrëveshje me JAA sepse beson që studentët meritojnë vëmendje për t’u aftësuar në fusha të ndryshme, por edhe sepse forcimi i kapaciteteve iu jep atyre mundësi për të shkëlqyer.