Zv. Ministrja Haxhiu prezanton në UAMD Programin Kombëtar të Praktikave të Punës


Zëvendës-ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lorena Haxhiu, e shoqëruar nga znj. Rektore, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, Prof. As. Dr. Andon Kume, zhvilloi sot një ligjëratë të hapur mbi Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ajo prezantoi në detaje programin e praktikave, duke dhëne informacion të detajuar mbi mënyrën e aplikimit, institucionet e përfshira, si dhe kushtet për të marrë pjesë.

Mundësitë për praktikat 3-mujore të studentëve synojnë të krijojnë terrenin për hapjen e universitetit ndaj tregut të punës.

Çfarë duhet të dini!

Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:
– Të jenë 21-26 vjeç;
– Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
– Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Afati i fundit i aplikimeve është data 29 shkurt 2020. Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, nga data 9 mars – 9 qershor 2020.