Mbi ndërprerjen e procesit mësimor në UAMD


Në vijim të vendimit të qeverisë dhe Task Forcës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton të gjithë studentët se ka pezulluar procesin mësimor deri në datën 23 mars, 2020.

Duke uruar që ju bashkë me familjet të jeni mirë dhe situata të normalizohet sa më parë, ju bëjmë me dije që çdo e re do të njoftohet përmes website-s zyrtare (www.uamd.edu.al) dhe rrjeteve sociale të universitetit.