Njoftim i UAMD-së: Së shpejti nis mësimi online


Të dashur studentë,

Stafi akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” po përgatitet që së shpejti të nisë mësimdhënien online përmes platformës Google Classrooms.

Kjo platformë iu lejon pedagogëve tanë të ndajnë burimet me studentët, të realizojnë si duhet menaxhimin e detyrave dhe ndihmon studentët për përvetësimin e aftësive teorike.

Google Classroom mund të aksesohet në kompjuterin tuaj, por edhe të shkarkohet si aplikacion për pajisjet Android dhe Apple.

Më poshtë gjeni një video-tutorial sesi të hapni një kurs në Google Classroom. Regjistrimi është shumë i thjeshtë dhe realizohet duke ndjekur këto tre hapa:

  1. Shko në classroom.google.com dhe kliko “Sign In” me emailin tënd Google (studentët që nuk kanë një email gmail.com të hapin një të tillë).
  2. Në pjesën e sipërme të ekranit klikoni “Join Class” (ndiq leksionin) .
  3. Vendosni kodin e secilës klasë (që do të publikohet në www.uamd.edu.al) dhe klikoni “Join”.