Gjithçka që duhet të dini mbi mësimdhënien online në UAMD


Të dashur studentë,

Në ditë të vështira, komunikimi mes stafit akademik, atij administrativ dhe studentëve është më i rëndësishëm se kurrë. Pavarësisht pyetjeve të shumta në rrjete sociale dhe emailin zyrtar, ne jemi përpjekur t’ju përgjigjemi të gjithëve. Ju inkurajojmë të vijoni të na shkruani për çdo çështje apo paqartësi.

Siç tashmë e dini, me qëllimin për të ofruar shërbime sa më cilësore për studentët e të gjithë cikleve, kemi nisur klasat virtuale në Google Classroom. Shumë prej jush janë informuar dhe regjistruar në kurset e tyre. Ata që nuk e kanë bërë ende, janë të lutur të bëhen pjesë e kurseve siç tregohet në këtë video:

Ndërkohë, në këtë lidhje do të gjeni të gjitha kodet për lëndët online sipas fakulteteve:

Kodet për të ndjekur mësimin në distancë

Ju lutem, kontrollojeni listën vazhdimisht sepse edhe ato pak mungesa kodesh për disa lëndë do të përditësohen.

Me t’u bërë pjesë e klasës virtuale, pedagogët do t’ju japin akses në një tjetër platformë: ZOOM ose EZTalks. Në to do të zhvilloni leksion me video/audio, do të mund t’i bëni pyetje lektorit dhe të komentoni leksionin.

Hapat për të zhvilluar webinar me aplikacionin ZOOM

Këtu gjeni kurse universitare pa pagesë nga universitete europiane dhe amerikane.

Websitet më të mira për edukim online pa pagesë

Së fundmi, dëshirojmë të falenderojmë stafin për angazhimin dhe studentët për ambientimin e shpejtë me platformat e mësimit në distancë. Në një mjedis online kanalet e komunikimit duhet të jenë të shpeshta, të qarta dhe të vazhdueshme. Ne premtojmë ta bëjmë këtë dhe të ofrojmë një shërbim gjithnjë e më cilësor.

Kujdesuni për veten dhe shihemi online!

Familja #UAMD!