Websitet më të mira për edukim online pa pagesë


Burimet e web. 2.0 janë të pafundme, veçanërisht kur bëhet fjalë për edukimin. Nga historia te programimi, ja disa prej adresave më të rëndësishme për edukim online pa pagesë.

Coursera
Coursera.org është një website që ka partneritet me universitete dhe organizata anembanë botës dhe sjell një shumëllojshmëri të temave dhe perspektivave në një databazë të vetme kërkimi. Kur të përfundoni një kurs do të pajiseni me një certifikatë elektronike.
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://about.coursera.org/

Khan Academy
Khan Academy ofron një faqe të mirë organizuar me njohuri mbresëlënëse në shumë fusha. Akademia ofron ushtrime praktike, video mësimore dhe një panel të personalizuar të mësimit online. Disa nga kurset që do të gjeni janë: matematikë, shkencë, programim kompjuterik, histori, histori të artit, ekonomi. Akademia Khan bashkëpunon me institucione si NASA, Muzeu i Artit Modern, Akademia Kaliforniane e Shkencave dhe MIT.
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://www.khanacademy.org/

Udemy
Duke i lidhur studentët në mbarë botën me instruktorët më të mirë, Udemy ndihmon studentët të arrijnë qëllimet dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://www.udemy.com/

Academic Earth
Academic Earth ofron kurse të nivelit të lartë nga shumë burime si dhe i rendit ata sipas lëndës dhe institucionit arsimor, çka lehtëson gjetjen e informacionit.
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://academicearth.org/

edX
Një tjetër mundësi për edukimin falas online është edX. Themeluar nga Universiteti i Harvardit dhe MIT në vitin 2012, EdX mbulon një gamë të gjerë temash duke ofruar kurse të cilësisë së lartë nga universitetet dhe institucionet më të mira në botë. Nëse jeni të interesuar për shkenca kompjuterike, gjuhë, inxhinieri, psikologji, elektronikë, biologji ose marketing, edX ka nje kurs për ju!
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://www.edx.org

Stanford Online
Stanford Online është një vend i mrekullueshëm për kurse me cilësi të lartë, edhe pse temat janë disi të kufizuara në krahasim me platformat e tjera. Nëpërmjet kurseve online falas, Stanford Online lehtëson angazhimin për individë të moshave, rajoneve dhe prejardhjeve të ndryshme në të gjithë fazat e jetës dhe karrierës .
Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://online.stanford.edu/

Harvard Extension
Harvard Extension përmban kurse edukimi falas online vetëm nga Universiteti i Harvardit. Harvard Extension ju lejon të kërkoni për kurse me certifikatë profesionale. Kjo ju ndihmon nëse qëllimi juaj i edukimit online përfshin edhe certifikimin.
Për më shumë informacion klikoni në linkun:  https://www.extension.harvard.edu/academics/online-campus-courses

Open Yale Courses
Kurset e Hapura Yale ofrojnë video të leksioneve aktuale të kampusit universtiar. Disponueshmëria e videos e bën atë një mundësi të shkëlqyer nëse po kërkoni kurse cilësore, por mësoni më mirë duke shikuar sesa duke lexuar. Kurset përfshijnë gamën e plotë të disiplinave të arteve, duke përfshirë shkencat humane, shkencat sociale, shkencat fizike dhe biologjike.
Për më shumë informacion klikoni në linkun:  https://oyc.yale.edu/about

MIT Open Course Wave
MIT ofron një sërë kursesh falas. Nëpërmjet OCW, edukatorët përmirësojnë kurse dhe kurrikula, duke i bërë shkollat e tyre më efektive; studentët gjejnë burime shtesë për t’i ndihmuar ata të kenë sukses; dhe studentë pasurohen me përmbajtje për të trajtuar sfida botërore si zhvillimi i qëndrueshëm, ndryshimet klimatike, etj.
Për më shumë informacion klinkoni në likun: http://ocw.mit.edu/index.htm

University of Oxford Podcasts
Universiteti i Oksfordit përmban shumë podkaste, shumica e të cilave janë seri leksionesh publike ose leksione nga profesorët vizitorë. Avantazhi i kësaj faqeje të veçantë është se podkastet janë të organizuara në seri duke e bërë të lehtë të regjistroheni në leksione të shumëfishta për një temë të caktuar.
Për më shumë informacion klinkoni në likun: http://podcasts.ox.ac.uk/series

TED-Ed
Çdo gjë në TED-Ed është në mbështetje të të nxënit- duke ndërtuar një biblioteke në rritje të videove origjinale për të sjellë një platformë ndërkombëtare për mësimdhënësit dhe studentët kuriozë në mbarë globin në mënyrë që ata të fitojnë njohuri dhe shkathtësi në prezantim.
Për më shumë informacion klinkoni në likun: https://ed.ted.com/

Open Culture
Web 2.0 ofron një numër të mëdh audiosh dhe videosh inteligjente. Open Culture ështëvfalas dhe disa nga koleksionet kryesore të burimeve përfshijnë:

  • 300 kurse falas online nga universitetet më të mira
  • 1,150 Filma
  • 900 Libra Audio
  • 800 Libra për iPad, Kindle dhe pajisje të tjera
  • 46 gjuhë falas: spanjisht, kinezisht, anglisht, etj.

Për më shumë informacion klinkoni në likun: http://www.openculture.com/