Karriera UAMD: Si të përgatitemi për një intervistë pune online?


Për shkak të COVID-19 intervistat e punës po zhvillohen online. A jeni të përgatitur për këtë?

Ja disa këshilla praktike që duhet të ndiqni:

▪️Vishuni si të jeni duke shkuar në një intervistë ballë për ballë.
Është shenjë e një mendësie profesionale dhe lë përshtypje.

▪️Mos u ulni kurrë mbi divan. Zgjidhni tavolinën dhe një dhomë të qetë.
Vendosni kufje për të shmangur zhurmat e brendshme/të jashtme.

▪️Bëni “silent” të gjitha lajmërimet në laptopin/telefonin tuaj.

▪️Mbani përpara CV-në tuaj, një letër të bardhë dhe laps.

▪️Përgatisni përgjigje për pyetjet që mendoni do t’ju drejtohen.

▪️Mund të mbani një gotë ujë pranë.
Mos hani, pini duhan apo përtypni çëmçakëz.

▪️“First impression counts!” Hyrja juaj duhet të jetë e shkurtër dhe korrekte.
Psh. “Mirëmëngjes/Mirëdita. Ju flet Emër Mbiemër. Faleminderit për mundësinë”.

▪️Nëse përballë keni një panel, drejtojuni intervistuesve në emër.

▪️Falenderoni intervistuesin/panelin në përfundim të video-intervistës.

▪️Dërgoni një email falenderimi 6-8 orë pas intervistës.
Mirënjohja mund të shihet, por edhe të ndjehet.

Xhafer Rakipllari
Zyra e Karrierës – UAMD