Uebinar: Këshillim karriere për studentë


Qendra e Karrierës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” iu ka ardhur në ndihmë studentëve përmes organizimit të një uebinari për këshillimin e karrierës.

Stafi i kësaj qendre iu përcolli studentëve informacione mbi strukturën dhe gabimet që bëhen zakonisht në jetëshkrim. Përmes shembujve konkretë pjesëmarrësit morën këshilla për shkrimin sa më profesional të CV-së së tyre.

Më tej fokusi i uebinarit u zhvendos në përmbajtjen e letrës së motivimit dhe pikat kryesore të hartimit të saj.

Studentët pjesëmarrës u njohën edhe me përgatitjen për zhvillimin e një interviste pune të suksesshme, si dhe krijimin e dosjes së tyre të karrierës.

Në mbyllje të uebinarit, stafi i UAMD-së iu përgjigj pyetjeve të studentëve dhe shprehu angazhimin për t’i ndihmuar ata për përmirësimin  shkathtësitë të shkrimit (siç është CV-ja dhe Letra e Motivimit) edhe në distancë.

Agjenda e uebinarit përfshinte:

  • Shkrimi i CV-së
  • Hartimi i Letrës së Motivimit
  • Përgatitja për Intervistën e Punës
  • Krijimi i Dosjes së Karrierës

Trajnues:

  • Xhafer Rakipllari, Drejtor i Administrimit dhe Shërbimeve Akademike, UAMD

Për uebinaret dhe trajnimet e ardhshme ndiqni uebfaqen zyrtare dhe rrjetet sociale të Universitetit.