UAMD vjen me Serinë e Uebinarëve “Innovation Talks”


Në këto kohë të mësimdhënies në distancë, UAMD ka vendosur të nisë një seri uebinaresh të emërtuar #UAMDInnovationTalks.

Disa nga temat që do të trajtohen në këtë seri janë: inovacioni në qeverisje, inovacioni në shërbimet publike, inovacioni në biznes dhe turizëm, inovacioni dhe shoqëria e mirë, inovacioni në mësimdhënie, etj.

Studentët e UAMD-së mund të marrin pjesë në uebinare përmes pyetjeve. Për ata që nuk do të mund t’i ndjekin dot “live”, uebinaret do të transmetohen në kanalin YouTube UAMD TV.

Seria I
“Internet of Things, Internet of Everything”
Aida Bitri, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Zhvillimet më të fundit teknologjike dhe të internetit po transformojnë rrënjësisht jetën, shoqërinë, shtetet dhe ekonominë tonë. Pas këtyre zhvillimeve qëndron “Internet of Things” (IOT).

Duke i bërë “gjërat” (things) inteligjente, duke iu vendosur aftësi të reagojnë ndaj mjedisit ku operojnë, duke i forcuar aftësitë e tyre ruajtëse dhe përpunuese të të dhënave dhe duke i mundësuar komunikimin dhe ndërveprimin pa ndërhyrjen njerëzore, ofrohen mundësi dhe risqe të panumërta.

  1. Cilët janë sektorët që priten të ndryshojnë në mënyrë radikale falë IoT?
  2. Cilat janë disa prej përfitimeve që ka shoqëria? Dhe cilat janë rreziqet apo sfidat e mundshme të aplikimit?
  3. Po në Shqipëri? Cilat janë disa fusha që mund të transformohen nga IoT duke sjell zhvillim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë?

Na ndiqni në UAMD Innovation Talks!

  • Regjistrohuni në mënyrë që t’ju lajmërojmë ditën e uebinarit: https://forms.gle/2t6g5NETK1y92D8d9