UAMD dhe Java e Europës 2020


Për shkak të pandemisë globale COVID-19, Universiteti “Aleksandër Moisiu” i bashkohet virtualisht Javës së Europës 2020. Siç e kemi theksuar në gjithë veprimtaritë tona, për shqiptarët dhe Shqipërinë BE-ja nuk është veç histori njerëzish dhe institucionesh, por histori vlerash, të cilave u përkasim kulturalisht dhe gjeografikisht.

Duke pasur parasysh faktin që kemi një ndër popullsitë më te reja në Evropë, UAMD është angazhuar për të krijuar hapësira dialogu ku studentët të diskutojnë prioritetet, ndjenjat dhe pritshmëritë rreth Bashkimit Evropian.

Përmes projekteve të financuara nga BE-ja, por edhe aktiviteteve të ndryshme, ne synojmë  t’i njohim të rinjtë me qytetarinë dhe vlerat europiane për t’i bërë ata katalizatorë të zhvillimit të mëtejshëm të vendit.

Fakte rreth angazhimit të UAMD-së në projektet e Bashkimit Europian.

Mësoni më shumë rreth Projektit VTech

Mësoni më shumë rreth Projektit Almars

Mësoni më shumë rreth Projektit DimTV

Mësoni më shumë rreth Projektit ITG4AU