UAMD prezanton “Udhëzuesin e Karrierës”


Dita e diplomimit ose përfundimi i një cikli studimor dhe kërkimi i punës suaj të parë, shenjojnë fillimin e një faze të re dhe të rëndësishme në jetën universitare.

Kjo kërkon më së pari të ndërgjegjësoheni për veten tuaj dhe të jeni në një hap me tregun e punës përpara se aplikimi juaj të mund të jetë i suksesshëm. Pavarësisht asaj çka ofro tregu, është e rëndësishme të kuptoni qartë atë që dëshironi të bëni dhe çfarë aftësish mund të ofroni për vendin e synuar të punës. Po ashtu, ju duhet të njihni rregullat dhe teknikat për të ndërtuar aplikimin e duhur dhe për të krijuar përshtypje bindëse në intervistë.

Bash për këto arsye, Drejtoria e Administrimit dhe Shërbimeve Akademike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe RISI Albania prezantuan sot Udhëzuesin e Karrierës.

Ky udhëzues do t’ju vijë në ndihmë për të përfituar maksimumin në çdo situatë që iu paraqitet në tregun e punës dhe për t’iu shërbyer si shtysë për një fillim të mbarë. Udhëzuesi përmban këshilla dhe motivimin që kërkohet për të vlerësuar situatën tuaj të tanishme dhe mundësitë profesionale, si dhe ofron një sërë sugjerimesh lidhur me procesin e aplikimit.

Ky udhëzues u vjen në ndihmë studentëve dhe Alumni UAMD në procesin e kërkimit dhe aplikimit për punë. Informacioni dhe ushtrimet në të u vlejnë studentëve edhe për t’u përgatitur për këshillimin e personalizuar nga punonjësit e Zyrës së Karrierës.

Udhëzuesi është bazuar në përvoja të mira ndërkombëtare. Përgatitja e tij u mundësua falë mbështetjes nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i zbatuar nga Helvetas dhe Partnerët Shqipëri.

Më shumë për Karriera UAMD!

Karriera UAMD ofron këshillime, orientim karriere dhe seminare për t’i ndihmuar studentët të qartësojnë qëllimet akademike dhe të karrierës, të krijojnë plane të karrierës, të zhvillojnë aftësitë e kërkimit të punës dhe të bëjnë një kalim të suksesshëm nga universiteti drejt tregut të punës. Ajo synon ndërtimin  e marrëdhënieve me studentë, Alumni, punëdhënës dhe institucione për të lehtësuar praktika studentore, punësim dhe mundësi karriere. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me departamentet e Universitetit, Karriera UAMD asiston studentët në zhvillimin dhe artikulimin e përvojave bashkëkurrikulare, çka do t’i ndihmojnë ata të jenë konkurrues në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.

 

Kontakt: karriera@uamd.edu.al

120 Downloads