Studentët “pushtojnë” Teatrin: Vënë në skenë “Të gjithë me huqe”


Durrësi,  ky qytet me kulturë e trashëgimi të jashtëzakonshme, sot po i mbush kronikat televizive me lajme jo fort të këndshme. E megjithatë, për të na larguar pak si nga stresi i tërmetit dhe karantinës, kanë menduar studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Klubi i Artit dhe Dramës dhe Klubi i Filmit dhe Multimedias me mbështetjen e Teatrit “Aleksandër Moisiu” kanë vënë në skenë Komedinë “Të gjithë me huqe” nga Laurent Baffie.

Si për të na treguar që studentët e Universitetit janë vetëdijshëm për trashëgiminë kulturore të Durrësit dhe të lumtur të studiojnë përkrah këtyre vlerave, regjia, aktrimi dhe filmimi i kësaj vepre ka qenë krejt studentore.

Prej vitesh, UAMD përmes organizimeve të tilla dëshiron të forcojë kapacitetet studentore dhe të promovojë përfshirjen dhe angazhimin e tyre në jetën universitare dhe në komunitet. Për këtë universiteti organizon aktivitete që ndihmojnë studentët të menaxhojnë më mirë jetën studentore dhe ndërveprojnë me njëri tjetrin për të arritur qëllime të përbashkëta.

Klube Studentore

• Klubi i Librit
• Klubi i Artit dhe Dramës
• Klubi i Debatit
• Klubi i Multimedias dhe Fotografisë
• Klubi për Shoqëri të Ndjeshme
• StartUp UAMD
• Klubi i Juristëve të Rinj
• Klubi Diplomatik
• Klubet Sportive