Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj të Evropës (YEA) dhe fushata #YEStoYEA


Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj të Evropës (YEA) dhe fushata #YEStoYEA (5 qershor – 15 korrik 2020)

Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj të Evropës (YEA) për Ballkanin Perëndimor është një rrjet krijues i drejtuesve të rinj në rajon dhe BE, të cilët dëshirojnë të bëhen udhëheqës brenda komuniteteve të tyre, duke zgjuar kreativitetin dhe aktivizmin në mesin e rinisë së tyre duke frymëzuar ndryshime. Platformat inovative të këtij rrjeti parashikojnë aktivitetet e mëposhtme:
– fushatat e rrjeteve në rrjetet sociale;
– ngritjen e kapaciteteve dhe seancat e trajnimit;
– seminare në fushat e komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe promovimin;
– dhe organizimin e eventeve dhe projekteve.
Faza e parë e rrjetit të Ambasadorëve Evropianë të Rinj (YEA) tashmë është bërë më 5 qershor në formën e një Thirrje për Aplikime nga të rinjtë.

Kush mund të aplikojë?
Të rinj nga mosha 18-29 vjeç (shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë)
Gjeni më shumë informacion në lidhje me Thirrjen për aplikim në linkun: https://www.webalkans.eu/