UAMD marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Durrës nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Marrëveshja u firmos nga Rektori i UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe z. Kreshnik Ternova në cilësinë e Drejtorit Rajonal të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Institucionet zotohen të bashkëpunojnë këto fusha:  

  • Praktika mësimore të studentëve;
  • Aktivitete të përbashkëta hulumtuese, konferenca dhe botime;
  • Pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike;
  • Shkëmbimi i materialeve akademike si dhe informacioneve të tjera të nevojshme;
  • Organizimi i shkollave verore për studentët. Partneritet për aplikime për projekte në programe të tilla si Erasmus +, Horizon 2020 etj;
  • Shkëmbimi i stafit akademik dhe /ose administrativ.