Thirrje për dy bursa në Universitetin e Salentos, Itali


Rrjeti UNIMED, pjesë e të cilit është dhe UAMD, hap thirrjet për dy bursa në Universitetin e Salentos, Itali, si më poshtë:

1 pozicion për student Ph.D., pranë Universitetit të Salento, Itali:

  • Shkolla e Ph.D., konsiston në degën e “Inxhinierisë së Sistemeve Komplekse”, në Universitetin e Salento (Itali).
  • (Qendra Kërkimore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Infrastrukturave Kritike), ofron një pozicion me kohë të plotë për doktoraturë për tre vitet e ardhshme.
  • Bursa e Ph.D. titullohet: “Rezistenca e sistemeve energjetike”.
  • Qëllimi i kursit: do të jetë avancimi i njohurive mbi çështjet e aftësisë elastike të ekosistemit energjetik, i analizuar sipas modeleve të sistemeve kibernetike, të cilat përfshijnë përdoruesit fundorë, prodhuesit dhe përdoruesit e energjisë.
  • Bursat Ph.D. do të jenë prej 1132,72 EUR / muaj neto për tre vjet.

Kriteret e aplikimit për stafin: 

  • Për këtë pozicion, nevojitet një diplomë masteri me rezultate shumë te mira.

1 pozicion për “Research Article”, pranë Universitetit të Salento, Itali:

  • “Research Article”, në fushën e “Inxhinierisë së Sistemeve Komplekse”, në Universitetin e Salento (Itali).

Për informacione më të detajuar mund të klikoni në linkun: https://www1.unisalento.it/bandi-concorsi/-/bandi/view/65193404

Afati për të dorëzuar aplikimet është data 13 Korrik 2020.

Person kontakti per dokumentacion dhe informacione me te detajuar, per Universitetin e Salento eshte: Prof. Antonio Ficarella (antonio.ficarella@unisalento.it) ose  Prof.ssa Antonella Longo (antonella.longo@unisalento.it)