Dr. Lafe pjesëmarrës në konferencën për pranimin e Gjirokastrës në UNESCO


Drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Trashëgimisë Antiko-Mesjetare Shqiptare në UAMD, Dr. Ols Lafe, në kuadër të kremtimeve në Gjirokastër me rastin e 15 – vjetorit të pranimit të qytetit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me ftesë të z. Flamur Golemi, Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, mbajti një fjalë përshëndetëse në konferencën “Gjirokastra si
vlerë e trashëgimisë kulturore botërore”.

Fjala e Dr. Lafe u përqëndrua në sfidat e përditshme të menaxhimit të qendrës historike të Gjirokastrës si dhe në nevojën e bashkimit të energjive institucionale, shkencore e profesionale për forcimin e elementëve të prezantimit të qytetit brenda dhe jashtë vendit. Dr. Lafe nënvizoi se vetëm të bashkuar dhe në koordinim të vazhdueshëm, vlerat e pamohueshme të nivelit botëror të Gjirokastrës do të mund të vendosen përherë e më shumë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik të rajonit jugor të vendit tonë.