Fondacioni Anna Lindh hap thirrjen për projekt propozime kërkimore në fushën e Dialogut Ndërkulturor


Kjo thirrje synon të financojë propozimet e projekteve kërkimore në fushën e Dialogut Ndërkulturor sipas kritereve si më poshtë vijojnë:

  • Formula e Partneritetit : ALF mbësht projekte multilaterale të ndërtuara mbi një formulë partneriteti 1 + 1 me të paktën një partner nga një vend i Mesdheut Jugor dhe të paktën një partner nga një vend Evropian;
  • Pranueshmëria e aplikantëve (drejtuesit e projektit): aplikantët duhet të jenë Institucione Kërkimore dhe Universitete anëtare e një prej 42 Rrjeteve Kombëtare të ALF-së ose Kryetarë të autorizuar të 42 Rrjeteve Kombëtare të ALF-së para  datës 1 Qershor 2020;
  • Pranueshmëria e partnerëve: partnerët e projektit mund të jenë anëtarë ose jo anëtarë të rrjeteve ALF-së;
  • Fondi: Shuma e përgjithshme indikative e alokuar në kuadër të kësaj thirrje është 90,000 EURO dhe secili grant do të jetë midis 20.000 dhe 30.000 EURO;
  • Financimi i ALF: mbështetja financiare e ALF nuk do të kalojë 90% të totalit të kostove të pranueshme të projektit dhe nuk do të jetë më pak se 25% e kostos totale të pranueshme;
  • Kohëzgjatja: kohëzgjatja e zbatimit duhet të jetë së paku 5 muaj rresht dhe maksimumi 7 muaj në vazhdim.
  • Aplikimet duhet të dorëzohen me anekset në postën elektronike në: ApplicationsRG@bibalex.org jo më vonë se 29 gusht 2020, deri në orën 17:00. Koha e Egjiptit (GMT +2).

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me procesin e dorëzimit, ju lutemi dërgoni kërkesën tuaj me email në adresën: ALF.QuestionsRG@bibalex.org

Për informacione të mëtejshme klikoni në linkun: https://www.annalindhfoundation.org/grants/irp/guidelines