Konferenca e dytë Shkencore Ndërkombëtare: Nga teoria në Praktikë si një sfidë konjitive, arsimore dhe sociale


Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë Kosovë, së bashku me 11 partnerë në kuadër të Programit për ndërtimin e kapaciteteve ERASMUS +, të mbështetur nga Bashkimi Evropian hap thirrjen për pjesmarrje në Konferencën e dytë Shkencore Ndërkombëtare “Nga teoria në praktikë si një sfidë konjitive, arsimore dhe sociale” më 17-18 Shtator, 2020 (on-line).

Qëllimi i kësaj konference është të bashkojë studiues nga fusha të ndryshme akademike për të zbuluar nëse arsyet shkencore dhe sociale mund të çojnë në qasje ndërdisiplinore.

A është i arritshëm bashkëpunimi midis fushave të ndryshme akademike? Çfarë i bashkon dhe çfarë kanë të përbashkët pedagogët dhe inxhinierët, bio-shkencëtarët dhe filozofët, agronomët, ekonomistët dhe inxhinierët mekanikë, shkencëtarët natyrorë dhe shkrimtarët dhe kështu me radhë? Kjo konferencë do të vejë në dukje nismat më të sukseshme dhe do të nxisë bashkëpunimin për zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit në rajon e më gjërë.

Temat kryesore të konferencës datë 17 Shtator do të jenë:

  • Teoria dhe praktika arsimore;
  • Shkenca dhe kërkimi;
  • Praktika dhe zhvillimi shoqëror;
  • Informacioni dhe strategjia;

Temat kryesore të seminarit datë 18 Shtator do të jenë:

  • Qasjet teorike ndaj interdisiplinaritetit;
  • Praktika dhe zhvillimi shoqëror;

Datat dhe afatet për të marrë pjesë:

  • Dorëzimi i abstraktit                           15 Gusht 2020
  • Njoftim për pranimin e abstraktit        30 Gusht2020
  • Dorëzimi i plotë                                  15 Shtator 2020
  • Njoftim për pranimin                           15 Tetor 2020
  • Regjistrimi                                           10 Korrik 2020 deri 10 Shtator 2020
  • Data e konferencës                              17 Shtator 2020
  • Data e seminarit                                   18 Shtator 2020

Pjesëmarrësit mund të paraqesin  abstraktin përmes faqes zyrtare të konferencës: https://t2p-conference.org/ ose të kontaktojnë në adresën e-mail: https://t2p-conference.org/

Suksese të interesuarve.