Procedura e aplikimit për kandidatët që kërkojnë të transferojnë studimet ose ndjekin një program të dytë studimi


Kandidatët që kërkojnë të transferojnë studimet, apo ndjekin një program të dytë studimi pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, duhet të aplikojnë në 02-13 shtator 2020, duke paraqitur pranë sekretarive mësimore dokumentacionin e mëposhtëm:

Dokumentacioni (transferim)

– Kërkesa drejtuar IAL ( ose formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 7 )

– Plani i plotë i programit te studimit perfshirë dhe syllabus-et përkatëse

– Vërtetim të listës së notave dhe krediteve te fituara për çdo lendë (studentët që transferojnë studimet nga një IAL i huaj duhet të paraqesin planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabus-et përkatëse, listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë, përkthyer ne gjuhën shqipe dhe të njëhësuar me origjinalin)

– Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme ne Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së Shkollës se Mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shteterore apo deftesës së pjekurisë së Shkollës së Mesme duhet të paraqesë dublikat të deftesës së pjekurisë së lëshuar nga drejtoria e Shkollës së Mesme dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të Shkollës së Mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;

– Fotokopja e ID  ( kartë identiteti, letër njoftim ose pasaportë)

– Fotografi personale (2 copë)

– Kopje e mandat pagesës

Dokumentacioni (program të dytë)

– Kërkesë drejtuar IAL-së për programin e studimit në të cilin aplikon për program të dytë studimi (formular aplikimi sipas shtojcës 7)

– Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë, të shoqeruar me suplementin e diplomës

– Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë peër ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve te shlyera dhe / ose e krediteve përkatëse)

– Kandidati që ka përfunduar Shkollën e Mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit  2011  të dorëzojë fotokopje të noterizuar të deftesës së pjekurisë së Shkollës së Mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë së Shkollës së Mesme duhet të paraqesë duplikat të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e Shkollës së Mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të Shkollës së Mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit

– Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letër njoftim ose pasaportë)

– Fotografi personale (2 copë)