Procedurat e aplikimit dhe regjistrimit të kandidatëve nga trojet dhe kuotat e veçanta


PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE NGA REPUBLIKA E KOSOVËS, KANDIDATËVE ME ORIGJINË SHQIPTARE NGA MAQEDONIA E VERIUT, MALI I ZI, PRESHEVA, MEDVEGJA DHE BUJANOVCI, KANDIDATËVE ME STATUSIN E PERSONIT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, ME STATUSIN E JETIMIT, SI DHE TË KANDIDATËVE TË KOMUNITETIT ROM DHE EGJIPTIAN, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË PROGRAMET E STUDIMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL, SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, ME KOHË TË PLOTË, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

Afatet: 01.09.2020-18.09.2020 

Kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, përpara aplikimit, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për çdo program studimi, sipas përcaktimit të IAL-së, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë në llogari të IAL-së pranë të cilit aplikon.

Aplikimi për programet e studimit në IAL dërgohet me postë pranë sekretarive mësimore ose depozitohet në zyrën e protokollit të njësive kryesore të IAL-ve.

Kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, dorëzojnë:
  2. formularin e aplikimit sipas formatit të shtojcës nr. 2, të këtij udhëzimi;
  3. kopje të dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave;

iii. në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë pranë IAL-së, deklaratën sipas shtojcës nr. 4, të këtij udhëzimi, si dhe kopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet. Përllogaritja e notave do të kryhet sipas udhëzimit nr. 44, datë 21.8.2013, “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të njëvlershmërisë së dëftesave dhe diplomave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit”, i ndryshuar. Në rast se kandidati/ja ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon kopje të noterizuar të Maturës Shtetërore;
iv) dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
v) dy fotografi;
vi) kopje të mandatpagesës.
b) kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, dorëzojnë:

  1. formularin e aplikimit sipas formatit të shtojcës nr.4, të këtij udhëzimi.
  2. kopje të diplomës/dëftesës, të shoqëruar me listën e notave.

iii. në momentin e regjistrimit kandidati fitues duhet të dorëzojë pranë IAL-së, deklaratën sipas shtojcës nr.5, të këtij udhëzimi si dhe kopje të njësuar me origjinalin, të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë kopje të njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga QSHA-ja dhe dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP-në përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;

  1. fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  2. dy fotografi personale;
  3. kopje të mandatpagesës;
    c) kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 8, të këtij kreu duhet të dorëzojnë edhe kopje të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të njësuar me origjinalin të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (në vijim “KMCAP”);
    d) kandidatët me statusin e jetimit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 8, të këtij kreu duhet të dorëzojnë edhe kopje të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;
    e) kandidatët romë dhe egjiptianë, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 8, të këtij kreu duhet të dorëzojnë edhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian. Për përzgjedhjen e kandidatëve romë dhe egjiptianë, IAL-të marrin edhe ekspertizën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë;
    f) në rastet e aplikimeve nga kandidatët nga kategori të tjera të personave me aftësi të kufizuar, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 8, të këtij kreu duhet të dorëzojnë dhe kopje të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE SHTETAS TË HUAJ, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË PROGRAMET E STUDIMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL, SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, ME KOHË TË PLOTË, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

  1. Të gjithë kandidatët shtetas të huaj që dëshirojnë të ndjekin studimet në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në IAL, aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, në datat e përcaktuara në shtojcën nr. 10, të këtij udhëzimi, në programet e studimit ku janë parashikuar kuotat përkatëse nga IAL-ja.
  2. Kandidatët shtetas të huaj duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në IAL-të publike dhe/ose jopublike, të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga IAL-të, për programet e studimit për të cilët aplikojnë.
  3. Kandidatët shtetas të huaj, përpara aplikimit kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për çdo program studimi, sipas përcaktimit të IAL-së, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë në llogari të IAL-së pranë të cilit aplikon. Shtetasit e huaj që aplikojnë në bazë të marrëveshjeve dypalëshe përjashtohen nga tarifat e shkollimit, në përputhje me marrëveshjet përkatëse.
  4. Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 (dhjetë) programe studimi në një ose disa IAL.
  5. Studentët e huaj duhet të paraqesin pranë IAL-ve dokumentacionin e mëposhtëm:
    a) formuarin e aplikimit sipas shtojcës nr. 2, të këtij udhëzimi;
    b) kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave, të njehsuar nga QSHA-ja;
    c) fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
    d) dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhen shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe, mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe;
    e) dy fotografi personale;
    f) kopjen e mandatpagesës;
    g) autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës nr. 4, të këtij udhëzimi.