UAMD fitues në 8 projekte të Bashkimit Europian


Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ka bërë me dije se UAMD është shpallur fitues si partner në plot 8 projekte Erasmus+ Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (Capacity Building in Higher Education).

Këto projekte iu mundësojnë universiteteve shqiptare të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së, të trajnojnë stafet akademike, të përmirësojnë laboratorët, të krijojnë ose të përmirësojnë shërbimet për studentët, për sigurimin e brendshëm të cilësisë, etj.

Më tepër informacion mbi projektet fituese gjeni më poshtë:

Nr Institucioni lider Titulli i Projektit Përshkrim i qëllimit
1 Universiteti Turku, Finlandë Aftësi sipërmarrëse për një arsim modern në Shqipëri (ENTRAL) Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e mendësisë sipërmarrëse në Institucionet Arsimore Shqiptare (IAL dhe shkollat), për të mbështetur aftësitë e të diplomuarve që të përputhen me kërkesat e tregut të punës dhe shoqërisë moderne, duke inkurajuar metodat e mësimdhënies sipërmarrëse.
2 Universiteti i Athinës, Greqi Trekëndëshi i Njohurive për një Ekonomi të Karbonit të Ulët (KALCEA) Projekti ka për qëllim zhvillimin e strukturave që do të lehtësojnë transferimin e njohurive midis Universitetit dhe Industrisë, për të mundësuar marrjen në treg të produkteve dhe shërbimeve të reja, në përpjekje për të adresuar gjithashtu nevojat shoqërore. Kjo është kodifikuar në idenë e Trekëndëshit të Njohurive (KT) -Triangle of Knowledge.
3 Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit, Mitrovicë, Kosovë Forcimi i autonomisë universitare dhe rritja e përgjegjshmërisë dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor (TRANSPARENT-ËBUs) Objektivi i përgjithshëm i projektit është krijimi dhe mbështetja e proceseve dhe mekanizmave për të siguruar menaxhim efektiv dhe për të forcuar autonominë e universitetit, rritjen e përgjegjësisë dhe transparencës së Universiteteve në Ballkanin Perëndimor. Projekti synon të mbështesë institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri për projekte të përbashkëta strukturore për qeverisjen, planifikimin strategjik dhe menaxhimin e arsimit të lartë.
4 Universiteti Polis, Shqipëri Edukimi terciar gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor(IDEA) Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë aksesin, të krijojë kushte mësimore për arsimin gjithëpërfshirës dhe të krijojë mundësi punësimi për studentëme aftësi ndryshe dhe studentët me vështirësi në të nxënë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
5 Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri Modernizimi i kurrikulës inxhinierike në energjinë e rinovueshme në universitetet shqiptare(ENGINE) Qëllimi i projektit është modernizimi dhe ndërkombëtarizimi i programeve arsimore profesionale dhe të nivelit bachelor në

Inxhinieri, për energjitë e rinovueshme në universitetet Shqiptare përmes inovacionit tëkurrikulave në përputhje me zhvillimet e rejadhe kërkesën e tregut të punës.

6 Qendra Mesdheu, Shqipëri Bashkë-prodhimi i njohurive dhe hulumtimeve që kanë impakt(U-SIA) Objektivi i përgjithshëm është nxitja e bashkëpunimit efektiv dhe të qëndrueshëm të universitetit për shoqërinë në Shqipëri me ndikim në procesin e integrimit evropian të vendit.
7 Universiteti i Malit të Zi, Mal i Zi Zhvillimi i Programit Rajonal “Master i Përbashkët në Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Mjedisit Detar”(MEP&M) Objektivi kryesor i këtij projekti është formimi i ekspertëve për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Mjedisit Detar (MEPM) në vendet partnere të Ballkanit Perëndimor (Mali i Zi dhe Shqipëri), përmes zhvillimit dhe zbatimit të kurrikulave të reja master në gjuhën angleze.
8 Universiteti i studimeve “Aldo Moro”, Itali Përmirësimi ekonomik i njohurive në sektorin e ushqimit duke forcuar zyrat e transferimit teknologjik në universitetet shqiptare (TTO4FOOD) Qëllimi i projektit është përmirësimii njohurive në sektorin e ushqimit, përmes teknologjive të reja dhe transferimit të njohurive përmes këtyre teknologjive.