UAMD fiton vendin e tretë në lojërat universitare të vjeshtës


Universiteti “Aleksandër Moisiu” është krenar që iu bashkua dhe u shpërblye me vendin e tretë në “Kupën Universitare të Vjeshtës”, një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar.

Risia e këtyre lojërave universitare ishte se në to merrnin pjesë 3 universitete nga Shqipëria dhe Universiteti i Prishtinës.

Ne, UAMD, do të jemi gjithmonë të pranishëm në ngjarje të tilla jo vetëm për të luajtur, por edhe për t’u miqësuar dhe festuar së toku me vëllezërit tanë nga Shqipëria dhe Kosova.

Nisma të tilla promovojnë vlerat e respektit, frymës ekipore, përgjegjësisë dhe këmbënguljes; ato nxisin talentin dhe inkurajojnë të rinjtë për të patur një stil jetese të shëndetshëm.

Përgëzime vajzave të ekipit të volejbollit dhe djemve të ekipit të minifutbollit për shpirtin e garës.