“Erasmus Days”, UAMD promovon projektet e BE-së


Në kuadër të “Ditëve Erasmus”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” mirëpriti maturantët e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës, të cilët i njohu me Programin Erasmus +.
Në një takim me lektoren Albana Halili, Drejtoren e Projekteve Dorinela Cupi dhe Drejtorin e Administrimit dhe Shërbimeve Akademike, Xhafer Rakipllari, të rinjtë mësuan mbi mundësinë që ofron Erasmus Plus për të kryer shkëmbime në universitetet më të mira europiane dhe mbështetjen që ofron ai në përmirësimin e kompetencave të të rinjve.
Në takim u diskutua edhe mbi projektet që Universiteti “Aleksandër Moisiu” po zbaton në kuadër të programit Erasmus+, si VTech, DimTV dhe Almars.
Gjatë “Ditëve Erasmus”, UAMD do të organizojë aktivitete për të promovuar projektet e mbështetura nga Bashkimi Europian.