ITG4AU, takim përmbyllës mbi rezultatet dhe impaktin e projektit


Në datë 15.10.2020, në kuadër të Ditëve Erasmus grupi i punës së projektit ITG4AU mori pjesë në një takim përmbyllës me konsorciumin e këtij projekti, i cili u zhvillua në UET. Gjatë këtij takimi u fol mbi rezultatet e ITG4AU, implementimin e tij në 4 universitete shqiptare dhe impaktin që pati ky projekt në përfundim të tij.

Në takim morën pjesë përfaqësues të universiteteve partnere shqiptare dhe Prof. Carlos Juiz si institucion koordinator dhe menaxher i ITG4AU nga UIB Spanjë. Pjesëmarrës nga UAMD ishin Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, Rektore e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Dr. Senada Bushati, koordinatore e projektit ITG4AU në UAMD dhe Dr. Rinela Kapciu, lektore.

Gjithashtu, ndërmjet partnerëve shqiptarë u diskutua për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, shërbimeve që mund të ofrojnë, sidomos në situatën pandemike që po kalojmë dhe kryesisht për vazhdimin e bashkëpunimeve me projekte të tjera të suksesshme.