Hapet thirrja për Programin e Bursave të Ekselencës Eiffel


Programi i Bursave të Ekselencës Eiffel ofron bursa për studimet e nivelit Master dhe Doktoraturë në Francë.

Ai u krijua nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të mundësuar institucionet e arsimit të lartë francez të tërheqin studentë të huaj për t’u regjistruar në programet e tyre në nivelet master dhe doktoraturë.

Bursa për studime Master dhe Doktoraturë përfshin grantin mujor, udhëtimin vajtje ardhje, sigurimet shëndetësore dhe akomodimin.

Më shumë mund të mësoni duke klikuar këtu!