Mundësi për bursë nga Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman


Programi i Praktikave të Biznesit Gjerman, një nismë e Ministrisë së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe Komitetit të Marrëdhënieve Ekonomike të Europës Lindore të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjermane (Ost-Ausschuss), ofron mundësi për praktika 3-6 mujore me bursë për të rinjtë e Ballkanit Perendimor.

  • Qëllimi i këtij programi është sigurimi i praktikave profesionale për studentë të kualifikuar si dhe për profesionistët e rinj pranë kompanive më prestigjioze gjermane.
  • Aplikimi kryhet vetëm online. Praktika mund të zgjasë nga 3-6 muaj dhe është e mbuluar me bursë nga programi.
  • Target janë studentët që janë në përfundim të vitit të tretë ose në përfundim të vitit të fundit master.
  • Kur? Thirrja për aplikime është e hapur deri më 16 nëntor 2020.
  • Ku? Studentët mund të shfletojnë më shumë info në faqen zyrtare https://www.djindjic-stipendienprogramm.de

Drejtuesit e programit do të zhvillojnë 2 prezantime informuese përmes platformës Zoom. Detajet gjenden në dokumentin bashkëlidhur.

Për asistencë kontaktoni me Zyrën e Karrierës UAMD në emailin: karriera@uamd.edu.al