Bursa Master Erasmus Mundus në fushën e Teknologjisë së Informacionit


EDISS është një program i përbashkët Master Erasmus Mundus (EMJMD), i cili ofrohet nga Universiteti Åbo Akademi (Finlandë), Universiteti i Ishujve Balearike (Spanjë), Universiteti L’Aquila (Itali) dhe Universiteti Mälardalen (Suedi).

EDISS synon të bashkojë mësimdhënës të Inxhinierisë Software që punojnë në mbledhjen e të dhënave, arkitekturën e të dhënave, DataOps dhe në sistemet e eksperimentimit. Përmes këtij programi organizatorët presin që sinergji të tilla të çojnë në shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës, dhe kështu të krijojnë ide të reja dhe zgjidhje me impakt.

Pas një viti të parë që ofron kurse themelore të shkencës së të dhënave, në vitin e dytë EDISS ofron tre specializime:

  • Machine learning – Software engineering, ofruar nga Universiteti Mälardalen, Suedi
  • Vizioni kompjuterik dhe sistemet inteligjente (intelligent systems), të ofruara nga Universiteti i Ishujve Balearike, Spanjë
  • Model Driven Machine Learning – ofruar nga Universiteti l’Aquila, Itali

Studentët e parë do të nisin mësimin në gusht 2021, ndërsa periudha e aplikimit është nga 1.12.2020 8:00 deri në 15.01.2021 në 15:00 me kohën finlandeze (EET). Programi ofron 22 bursa EMJMD (deri në 49 000 € për student).

Më shumë informacion:

EDISS – Bridging Data Science and Software Engineering

ediss@abo.fi

https://www.facebook.com/masterediss