Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi Erasmus + me Universitetin Ludwigshafen, Gjermani


HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E BUSINESIT LUDWIGSHAFEN, NË GJERMANI.
PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER) PËR FAKULTETIN E BIZNESIT

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Ludwigshafen në Gjermani dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2014-2021, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor dhe Master për Fakultetin e Biznesit: 3 studentë.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (I përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, ne formatin JPEG, dërguar elektronikisht.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 22 nëntor 2020. 
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbagjikolli@gmail.com  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, Zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.