Rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje dhe në procese politike


Në kuadër të nismës “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen!”, në datën 10 nëntor, u mbajt një forum online me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Temat që u trajtuan lidheshin me strategjitë për pjesëmarrje politike dhe llogaridhënie, të mirat e pjesëmarrjes së të rinjve në procese politike dhe në zgjedhje, çështje qe i përgjigjen nevojave të komunitetit etj.

Projekti “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen!” zbatohet nga Civil Rights Defenders (CRD), me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian (EIDHR) dhe në partneritet me Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Institutin për Studime Politike. Ky projekt synon të fuqizojë qytetarët dhe në veçanti të rinjtë dhe shoqërinë civile që të angazhohen, të promovojnë, të advokojnë dhe monitorojnë proceset demokratike.