Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi Erasmus + me Universitetin Cordoba në Spanjë


Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Cordoba në Spanjë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2019-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor dhe Master për Fakultetet, si më poshtë vijon:

–          1 student;

Niveli Bachelor i studimeve:

–          Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (Dega: Drejtësi);

–          Fakulteti i Studimeve Profesionale (Dega: Infiermeri e Përgjithshme);

–          Fakulteti i Edukimit (Dega: Gjuhët e Huaja dhe Pedagogji);

–          Fakulteti i Biznesit (Dega: Turizëm).

Niveli Master i studimeve:

–          Fakulteti i Edukimit (Dega:  Gjuhët e Huaja dhe Pedagogji).

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do  të shpallet në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin  Cordoba, Spanjë.

Kriteret për aplikim:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike ;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (I përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 22 Nëntor 2020.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbagjikolli@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.