Dr. Marsida Krasniqi merr pjesë në “World Ophthalmology Congress”


Dr. Marsida Krasniqi, pedagoge pranë Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore në Fakultetin e Studimeve Profesionale, mori pjesë në “World Ophthalmology Congress”, mbajtur në Cape Town, Afrikë e Jugut.  Dr. Krasniqi ka kryer studime pasunviersitare në Itali dhe ka përvojë si mjeke okuliste pranë Poliklinikes “At Luigji Monti”, “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Ajo është autore dhe bashkë-autore e tekstit “Manuali i Menaxhimit të Gabimeve Refraktive” dhe e më shumë se 38 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjeni më poshtë një prezantim poster të punimit të Dr. Krasniqit dhe nëse jeni të interesuar për studimin e saj të plotë na shkruani në info@uamd.edu.al.