Trajnime dhe mundësi punësimi për programim në Java


Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit – UAMD në bashkëpunim me Crystal System (Crystal Talents) do organizojnë gjatë muajit Janar 2021 trajnime në distancë për programim në Java.
Në përfundim të trajnimit, kandidatët do kenë mundësinë për t’u punësuar pranë kësaj kompanie bazuar në ecurinë e tyre.
Janë të ftuar të gjithë studentët (ose ish-studentët) e interesuar për të marrë pjesë në këtë trajnim që të bëjnë aplikimin e tyre në adresën e mëposhtme brenda datës 20 Dhjetor 2020.
Për çdo pyetje në lidhje me këtë aktivitet kontaktoni në këtë email: eris_zeqo@yahoo.it