UAMD pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Kongresit Rinor Kombëtar


U mbajt sot Mbledhja VIII e Asamblesë së Përgjithshme të Kongresit Rinor Kombëtar. Në të morën pjesë drejtues të organizatave rinore, ekspertë ligjorë dhe delegatë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë.

Kongresi u zhvillua online dhe trajtoi tema si: cilësia e arsimit në vend, qasja e të rinjve në tregun e punës, përballimi i jetesës nga studentët në kushtet e pandemisë, etj.

Delegatët nga UAMD rrahën idetë me simoshatarët e tyre dhe u bënë pjesë e paneleve dhe grupeve të punës për hartimin e një strategjie 3-vjeçare mbi struktura si:
▪️Vullnetarizmi në Shqipëri
▪️Punësimi i të rinjve
▪️Arsimi formal & informal dhe sfidat gjatë pandemisë
▪️Përfshirja sociale dhe aktivizmi rinor.