Konferencë Ndërkombëtare: Studimet krahasuese në shoqërinë moderne; Ballkani në kontekst Europian dhe global


Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërdisiplinore Ndërkombëtare:

“Studimet krahasuese në shoqërinë moderne; Ballkani në kontekst Europian dhe global”

[Fizikisht ose virtualisht]

(Shtyrë nga Nëntori 2020 në Mars 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19)

Organizatorë:

  • Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti, Kosovë
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Shqipëri
  • Universiteti i Mitrovicës Isa Boletini, KOSOVE
  • Universiteti Fan S. Noli Korçe, Shqipëri
  • International Sociological Association (ISA)
  • Shoqata Sociologjike Shqiptare – Instituti Shqiptar i Sociologjisë

Vendi dhe koha:

  • Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti, Kosovë
    19-20 mars 2021

(shënim: ishte parashikuar për t’u zhvilluar më 5-6 nëntor 2020; shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19)

Afati i ri i dërgimit të aplikimeve/abstrakteve:

  • 19 janar 2021; 24.00

Kryetarë të Komisionit Shkencor:

  • Prof. As. Dr. Ismet TEMAJ
    Rektor, Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti
  • Prof. Dr. Kseanela SOTIROFSKI
    Rektor, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës

Koordinatorë të konferencës:

  • Prof. Dr. Leke SOKOLIUAMD & AIS-ALBSA
  • Prof. Asoc. Dr. Rifat MORINAUniversiteti i Prizrenit Ukshin Hoti

Tema e konferencës:

I. Tema kuadër: “Studimet krahasuese në shoqërinë moderne; Balkani në kontekst Europian dhe global

II. “Studime krahasuese në:

ST01. Sfera publike, komunikimi, kultura dhe arti

ST02. Popullsia dhe migrimi

ST03. Arsimi dhe sporti

ST04. Studime politike dhe çështje ligjore

ST05. Feja, sjellja kolektive dhe lëvizjet sociale

ST06. Martesa, familja dhe komuniteti

ST07. Integrimi dhe globalizimi

ST08. Studime mbi fëmijërinë, rininë dhe çështjet gjinore

ST09. Puna, profesionet dhe organizimi

ST10. Studime teorike, rajonale, krahasuese dhe historike

ST11. Devijimi, kriminologjia, shëndeti publik dhe siguria

ST12. Marrëdhëniet etnike, nacionalizmi, të drejtat e njeriut

ST13. Mjedisi, ekonomia dhe zhvillimi

ST14. Shkenca, teknologjia dhe inovacioni

ST15. Sesioni i Studentëve

[Studimet krahasuese në punimet shkencore të studentëve]

III. Sesion i veçantë: “Ballkani – një qasje krahasuese dhe integruese”

Rrethana të veçanta të pandemisë COVID-19

Duke marrë parasysh rrethanat e veçanta të pandemisë COVID-19, konferenca do të zhvillohet me pjesëmarrje dhe praninë fizike të prezantuesve (Universiteti i Prizrenit) si dhe online (në internet), pra përmes tre mënyrave të ndryshme të pjesëmarrjes:

1. Prezantime të drejtpërdrejta, ME praninë fizike të prezantuesit;

2. Prezantime të drejtpërdrejta, PA praninë fizike të prezantuesit (Online), platforma Zoom

3. Komunikimi jo i njëkohshëm, prezantime në internet, me video në YouTube (përmes sekretarisë së konferencës)

Tarifa e regjistrimit 

Gjuha e konferencës:

  • Abstraktet dhe libri i konferencës (Proceedings): vetëm në anglisht
  • Prezantimet në konferencë: shqip ose anglisht
  • Botimi si artikull shkencor (më vete, për ata që janë të interesuar): shqip, ose anglisht

Publikime:

1. Proceedings (Programi, libri i abstrakteve, organizatoret, seanca plenare, sesionet tematike, indeksi i pjesëmarrësve etj.);

2. Numra të veçantë të revistës shkencore ndërkombëtare “Studime sociale”/“Social Studies” [ISSN 2309-3455 (print); ISSN 2309-3471 (Online)]

Si mund të regjistrohemi dhe të prezantojmë një punim?

  • Regjistrimi bëhet vetëm përmes shqyrtimit të abstraktit. Punimi i plotë nuk është kusht për regjistrim.

Procedura:

1. Zgjidhni Sesionin Shkencor në të cilën dëshironi të merrni pjesë (nga Seksionet Tematike: ST01 – ST15);
2. Plotësoni Formularin e Aplikimit (Abstract Submission Form; në fund të këtij dokumenti) dhe dërgojeni në Sekretarinë e Konferencës, para datës 19 janar 2020; E-mail: prizren.conf.2020@gmail.com

3. Prisni për konfirmimin e marrjes së abstraktit.

Nëse konfirmimi nuk bëhet brenda 10 ditëve, duhet të kontaktoni me sekretarinë e konferencës (me e-mail: conference@sociology.al; me telefon, mediat sociale etj.);
4. Prisni letrën e pranimit, pas shqyrtimit të abstraktit, bashkë me sqarimin për të vijuar me rregjistrimin;
5. Merrni konfirmimin e regjistrimit.

Si të dërgoni një abstrakt online?

  • Shkoni te varianti anglisht i thirrjes (Call for Papers), duke klikuar në:
    https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers;
  • Klikoni “Online abstracts submission” – Select a Thematic Session (zgjidhni Sesionin Tematik);
  • Plotësoni të dhënat (Fill out the Abstract Submission Form) dhe dërgoni me “submit” (Submit the Abstract Submission Form)

Sekretaria e konferencës

Presim me kënaqësi të takohemi në Prizren, në Mars 2021!
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës